Shpëton fëmija me 8 gjymtyrë

24/11/2010 12:10

Rishabh Ghimire lindi në janarin e vitit të kaluar me një pjesë të tepërt në stomakun e tij. Kjo pjesë ishte binjaku i paformuar mirë, me dy duar dhe dy këmbë, por pa kokë.

Jeta e Rishabh, i cili në Nepal dhe Indi konsiderohej si një Zot hindu për shkak të tetë gjymtyrëve, u shpëtua falë një operacioni të sukseshëm që u krye në SHBA.

Nëse ky operacion nuk do të kryhej, Rishabhi i vogël nuk do ia kishte dalë mbanë.

Mamaja e tij tregon: “Gjatë të gjithë kohës sëmurej dhe qante. Ishte shumë i dobët sepse nuk hante asgjë.”

“Kur lindi nuk dija çfarë të mendoja. Nuk kisha parë kurrë më parë një gjë të tillë. Disa thonin që ishte rimishërimi i një zoti hindu që kishte dhe ai shumë gjymtyrë ndërsa disa të tjerë më quanin shtrigë”, vazhdon më tej ajo.

Tani fëmija është si të gjithë moshatarët e tij dhe duket i lumtur.

“Rishabh është i lumtur. Më parë nuk mund as të lëvizte ndërsa tani e shikon duke luajtur gjatë gjithë kohës dhe më në fund mund t’i veshim rroba normale”, përfundoi nëna e tij.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel