“Lufta” e software-ve, supergjobë kompanisë gjermane

24/11/2010 02:25

Një gjykatë kaliforniane në SHBA dënoi me 1.3 miliard dollarë gjigantin gjerman të prodhimit të software-ve, SAP.

Gjykata njohu si të drejtë pretendimin e kompanisë Oracle, rivalja e SAP në këtë fushë, e cila akuzonte kompaninë gjermane për dhunim të së drejtës së autorit.

Në fakt një seksion, tashmë i mbyllur i SAP shkarkoi dhe përdori një software nga Oracle pa kryer asnjë lloj pagese dhe pa marrë më parë miratimin e kompanisë amerikane.

Gjithësesi gjoba e vendosur prej 1.3 miliard dollarësh është disi larg shumës prej 3 miliard dollarësh që kërkonte Oracle.

Top Channel