Tingujt e natyrës të qetësojnë

22/11/2010 12:45

Është treguar edhe me kërkime të publikuara kohët e fundit se të dëgjosh muzikë ka një efekt pozitiv mbi perceptimin e dhimbjes dhe e bën atë më të durueshme, në veçanti gjatë provimeve ose ndërhyrjeve të vogla kirurgjikale.

Tani një studim i kryer nga kërkues të Johns Hopkins University, i publikuar në “Journal of Alternative and Complementary Medicine”, tregon se si kjo karakteristikë ekziston edhe në tingujt e natyrës.

Pacientët që dëgjonin cicërimën e zogjëve dhe zhurmën e ujit në një ujëvarë, ndërsa ishin duke bërë ndonjë ndërhyrje të vogël, ndjenin më pak dhimbje se zakonisht.

Anestezia e lehtë lokale e kryer në këto raste nuk eleminon plotësisht dhimbjen dhe bezdisjen që pacienti percepton në momentin e provimit.

Top Channel