Një cift në pritje të një fëmije, sot 17-javësh, por ende të pasigurt nëse e duan apo jo, kanë hapur një sondazh në web për të kërkuar një këshillë nga të tjerët.

Pete dhe Alisha Arnold 30-vjecarë të dy nga Minneapolis kanë postuar në www.birthornot.com edhe ekografitë e fetusit, një mashkull në shëndet të mirë, të cilin e quajnë ‘Wiggles’.

Cifti ka kohë deri  në 7 dhjetor për të vendosur dhe ndërkohë do të marrë edhe mendimin e pjesëmarrësve në këtë sondazh shokues.

Për momentin kanë votuar 13 mijë vizitorë dhe pjesa më e madhe e tyre i ka sugjeruar ciftit që të mbajë fëmijën.

Top Channel