Rekord, noton në Amazonë për 46 ditë

19/11/2010 08:50

Nuk është vetëm një rekord, por një ndërmarrje legjendare. 37-vjecari serb Darko Novovic ka përshkuar me not në 46 ditë dy të tretat e lumit të Amazonës. Gjithsej janë 5400 kilometra nga 6280 në total që ka lumi i dytë më i gjatë në botë.

Uji në këtë lumë është plot me krokodilë,shushunja dhe peshq të tjerë grabitqarë. Cdo ditë 37-vjecari ka notuar për 16 orë duke përshkuar 118 kilometra. Rekordin e mëparshëm e mbante një tjetër legjendë e notit, 55-vjecari slloven Martin Strel, i mbiquajtur “njeriu-peshk”, i cili në vitin 2007 kaloi të njëjtën distancë në 65 ditë.

Me paratë që do të fitojë nga kjo sipërmarrje, Novovic deklaroi se do të ndërtojë një kishë në Petrovac në Malin e Zi.

Top Channel