Murgesha Shaolin tërheq 6 makina

19/11/2010 20:20

Një grua e cila ka mësuar nga gjyshi i saj Kung Fu që në moshën 3-vjeçare, ka tërhequr gjashtë makina të cilat peshonin më shumë se nëntë ton së bashku.

Murgesha Shaolin, Zhang Tingting, turpëroi në këtë mënyrë burrat të cilët kishin tentuar më parë dhe nuk kishin arritur të tërhiqnin një peshë të tillë.

Ajo tha: “Mendoj se gjyshit tim do t’i pëlqente të mësonte një djalë, por prindërit e mi i dhanë vetëm një vajzë.”

“Por, kur e pa se sa e fortë që isha, gjyshi ishte krenar”, vazhdoi ajo.

Tingting e tregoi forcën e saj në publik, në tempullin Tanzhe, në Pekin.

Ajo shtoi: “Nuk kisha tërhequr më parë makina në këtë mënyrë dhe tani jam pak e lodhur.”

Tingting u fut në manastir në vitin 1989 si nxënëse, ndërsa sot mban titullin “Mjeshtër” në Kung Fu.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel