Lojërat elektronike lënë pas kinemanë

19/11/2010 13:20

Kinemaja, muzika, librat dhe të tjerat kanë ngelur të gjitha pas videolojrave. Industria dixhitale interaktive prej vitesh ka tejkaluar fitimet e fushave të tjera dhe në ditët e fundit ka konfirmuar superioritetin e saj tregtar me një rekord marramendës.

Loja me luftë “Call of duty: Black ops”, mes polemikave dhe një grafike të jashtëzakonshme, ka fituar 650 milionë dollarë në pesë ditët e para të daljes në treg.

Bëhet fjalë për një rekord shitjesh në nivel global, që ka tejkaluar cdo parashikim, si të analistëve ashtu edhe të vetë prodhuesve të lojës.

Top Channel