“Play.me”, kanali i parë muzikor live në FB

19/11/2010 15:40

“Play.me”, kanali i ri televiziv muzikor, prej 29 nëntorit do të jetë në FB dhe do të bëhet i pari dhe i vetmi që shikohet në rrjetin social.

Që në natën e parë të tij do të ketë si protagoniste Beyonce’.

Rreth orës 22:30 do të transmetohet përmbajtja e një DVD-je, “I AmWorld Tour”, koncerti me të cilin ylli i popit amerikan ka bërë xhiron e botës.

E gjitha muzika dhe programet e “Play.me” janë drejtpërdrejt dhe me një klikim mund të shihen nga profili i gjithësecilit në FB.

Top Channel