NASA zbulime të reja në Univers

18/11/2010 14:30

NASA ka zbuluar ate qe mund te jete vrima e zeze me e re ne univers. Ajo mund te jete krijuar prej 30 vjetesh, cka per shkencetaret shenon mundesine e rralle per te vezhguar lindjen dhe fazat e para të ekzistencës së njërit prej objekteve qiellore më misterioze.

Këto vrima kanë përmasa gjigante dhe forcë rëndesë aq të madhe, sa që nuk lejojnë as daljen e dritës. Ato shpesh formohen në përfundim të ekzistencës së një ylli.

Kur një yll ka konsumuar energjinë e tij atomike, bërthama e tij shpërbëhet dhe kthehet në supernova. Astronomët kanë zbuluar plot vrima të tjera të zeza në galaksinë tonë, por kurrë nuk kanë arritur të ndjekin procesin e formimit të tyre. Ndërkohë që vazhdojnë ta studiojnë këtë objekt, ata shpresojnë se do të mësojmë më shumë për procesin e zgjerimit të vrimave të zeza duke përpirë materie përreth.

Top Channel