Cilët janë avionët më të rrezikshëm?

18/11/2010 11:00

Databaza gjermane Jacdec harton klasifikimin e avionëve më të rrezikshëm. Për cdo tip është llogaritur numri i incidenteve dhe viktimave.

Të dhënat janë shpërndarë pas incidentit që pati për protagonist një avion të kompanisë australiane Qantas.

Dy ditë më parë një boeing 747 i Qantas Airlines u detyrua që të kryente ulje emergjence në aeroportin e Sindejt për një defekt elektrik që shkaktoi tym në kabinën e pilotazhit. Pilotët vunë maskat e oksigjenit dhe boshatisën serbatorët në Oqeanin Paqësor para se të uleshin në tokë. Në 5 nëntor një tjetër avion i kompanisë kreu ulje emergjence në Singapor për shkak të një problemi.

Avionët më në rrezik

Pas këtyre defekteve pasagjerët janë pyetur se sa të sigurtë e ndjejnë veten me avionët që udhëtojnë. Databaza JACDEC (Jet Airliner Crashes Evaluation Centre) në Hamburg ka regjistruar aksidentet më të këqija në historinë e aeronautikës civile.

Modeli i avionit me të cilin kanë ndodhur më shumë aksidente është Boeing 727, që ka shkaktuar 3.927 të vdekur, në 106 aksidente. Gjatë këtyre viteve janë prodhuar 1832 njësi avionësh të tillë.

Në vend të dytë renditet Boeing 373 Classic 100-200-300, që ka shkaktuar 3732 viktima në 725 aksidente.

Rezultate të këqija ka dhënë edhe Boeing 737-100/200, rrëzimi i këtij modeli ka shkaktuar në total  3314 të vdekur.

Nga modelet më pak të sigurta eshte edhe Airbus A320. Janë prodhuar 2444 njësi, 20 prej të cilave janë aksidentuar duke shkaktuar 631 të vdekur.

Më pas vjen Boeing 757,i prodhuar në 1.050 njësi. Nga aksidentet e këtyre lloj avionëve kanë vdekur 582 persona.

2010, viti i zi për udhëtimet

Gjykatësi gjerman Jan-Arwed,i intervistuar nga “Bild” deklaroi se ky vit ka regjistruar 889 të vdekur nga aksidentet ajrore. Janë 122 më shumë se sa vitin e shkuar me një rritje prej 16 përqind.

Top Channel