Një gjyshe 61 vjec në Angli, ka lëkurën e një 40-vjecare. Shkak është një crregullim i rrallë i lidhur me kolagjenin.

Susan Johnson jeton në Colchester, në Essex. Ndërsa bashkëmoshataret e saj janë të shqetësuara për rrudhat e lëkurës dhe përpiqen të trajtohen për t’u dukur me te reja, Susan nuk ka këtë problem, por të kundërtin. Lëkura e saj është pa rrudha, pasi është prekur nga sindroma e sklerodermisë.

Kjo është një sëmundje e rrallë me origjinë autoimune. Fjala vjen nga greqishtja dhe do të thotë “lëkurë e fortë”.

Personat e prekur nga kjo sëmundje prodhojnë një sasi më të madhe kolagjeni (proteina që ka funksion të lidhë qelizat mes tyre).Sëmundja nuk është ngjitëse, por trashëgohet.

Pasojat negative

Cfarë të këqijash ka nga kjo sëmundje, që për shumë vetë mund të duket shans?

Për Susan ka shumë probleme dhe vuajtje. Disa javë më parë ajo bashkë me familjen shkuan në Francë për pushime. Moti ishte i ftohtë dhe i lagësht, ndaj Susan qëndroi në makinë për shkak të dhimbjeve që ndiente. Lëkura e saj është shumë problematike ndaj cdo lloj fenomeni dhe prekjes së objekteve të tjera. Susan po kurohet me stereod dhe pilula. Mjekët thonë se gjendja e saj do të përmirësohet brenda pesë vitesh.

Rreziqet

Reduktimi i fluksit të gjakut mund të sjellë disa forma ulcerash. Në disa raste formohen depozita të vogla kalciumi që mund të shkatërrohen.Në rastet më të këqija, sëmundja godet organet e brendshme, sidomos ato të aparatit tretës, mushkëritë, zemrën dhe veshkat.Kur prek ezofagun, ka probleme në shtyrjen e ushqimit në stomak.

Top Channel