Spanjë, arrestohen 100 të dyshuar për pedofili

08/10/2010 11:45

Policia spanjolle kryen një aksion masiv kundër pedofilisë duke vënë në pranga rreth 100 të dyshuar në mbarë vendin.

Ata ishin të lidhur me pornografinë në internet, nga ku edhe janë gjurmuar prej forcave të rendit. Gjatë aksionit janë kontrolluar edhe 97 shtëpi si dhe janë analizuar 20 mijë lidhje interneti.

Mes të ndaluarve është edhe një producent pornografie që kishte filmuar dy minorenë.

Top Channel