SHBA, 95 mijë vende pune të humbura

08/10/2010 16:30

Ekonomia amerikane ka marrë një tjetër goditje, pasi 95 mijë vende pune janë humbur vetëm në shtator.

Të dhënat janë publikuar nga Departamenti i Punës, sipas të cilit humbja e muajit të kaluar ishte pothuajse dyfishi i humbjeve të regjistruara në gusht, 54 mijë vende.

Megjithatë, përqindja e personave që aktualisht janë pa punë mbetet në kuotën 9.6 për qind, bën të ditur Departamenti i Punës.

Lista e pagave të qeverisë amerikane pësoi një rënie dhe punësimet nga ana e sektorit privat kanë qenë më të ulëta se parashikimet.

Lajmi në fjalë ka rritur parashikimet se Federal Reserve do të ndërmarrë aksione të mëtejshme.

Cdo lëvizje e bërë nga FED për të nxitur ekonominë pritet të përfshijë më tepër blerje asetesh sesa shkurtime të mëtejshme të normës së interesit.

Top Channel