Nobeli i paqes për disidentin kinez

08/10/2010 11:35

Akademia e cmimit Nobel ia ka dhënë cmimin e Paqes humanistit kinez Liu Xiaobo.

55-vjecari është një intelektual për të drejtat e njeriut dhe aktivist shumë i njohur në Kinë. Ai drejton qendrën e pavarur kineze që prej vitit 2003. Xiaobo u arrestua në vitin 2009 me akuzën e nxitjes së protestave per rrezimin e pushtetit komunist.

Edhe pse aktualisht ai është në burg, akademia nuk ka ngurruar t’i caktojë cmimin prestigjoz. Gjykata e ka dënuar humanistin me 11 vjet heqje lirie, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga shumë shtete të huaja, për ta liruar atë nga cdo akuzë.

Top Channel