Nobeli i Paqes, Kina: Një turp

08/10/2010 13:15

“Një gjë e turpshme”. Kështu e ka komentuar qeveria kineze cmimin Nobel të Paqes dhënë humanistit 55 vjecar Liu Xiaobo, i cili ndodhet në burg pasi është dënuar me 11 vjet heqje lirie.

Pas lajmit për cmimin, policia ka mësyrë shtëpinë e profesorit, duke kryer një kontroll të imët. Ndërkohë, bashkëshortja e tij është shprehur e lumtur dhe ka kërkuar nga autoritetet kineze lirimin e tij.

Sipas mediave ndërkombëtare, caktimi i Nobelit të Paqes për disidentin është një “pëllëmbe” e fortë që bota demokratike i jep Kinës komuniste.

Top Channel