Japoni, 44 miliardë euro për të dalë nga kriza

08/10/2010 10:30

Japonia ka miratuar një paketë masash për të nxjerrë ekonominë nga kriza.

Shuma e miratuar shkon në 44 miliardë euro, e cila do të investohet në sektorët më delikatë të ekonomisë së vendit ishullor. Këto masa kanë për qëllim rritjen me 0.6 % të prodhimit të brendshëm bruto dhe shtimin e rreth 500 mijë vendeve pune.

Ndihmë të madhe do përfitojnë ndërmarrjet shtetërore. Japonia është një nga vendet më të prekura prej krizës që goditi para pak muajsh vendet më të industrializuara të planetit.

Top Channel