INSTAT: Rritja 3.3 %

08/10/2010 16:50

Instituti i Statistikave deklaroi se ekonomia ka vazhduar trendin pozitiv të rritjes edhe në tremujorin e dytë, madje duke përshpejtuar ritmet e rritjes krahasuar me një tremujor më parë.

INSTAT thotë se gjatë tremujorit të dytë ka patur një ecuri të fortë të industrisë, tregtisë dhe madje edhe bujqësisë pavarësisht përmbytjeve massive në zonën veriperëndimore në fillim të vitit.

“Aktiviteti bujqësor pati rritje 4.8 përqind, industria u rrit me 31.8 për qind. Tregtia me 12.7 per qind dhe ndertimi ka rene me 29 per qind”, thonë inspektorët.

Vitin e kaluar rritja ekonomike ishte 3.3 për qind, ndërkohë që për këtë vit në dy tremujorët e parë ajo ka qenë respektivisht 2 për qind në tremujorin e parë dhe 3.3 për qind në tremujorin e dytë.  

Top Channel