Francë-Angli, bisedime sekrete për nuklearet

08/10/2010 08:35

Britania e Madhe dhe Franca kanë nisur bisedimet sekrete per të diskutuar cështjen e arsenalit nuklear.

Sipas të dhënave, Londra do t’i japë Parisit 160 mbushje nukleare për nëndetëset. Si këmbim, Franca do t’i ndezë dritën jeshile Anglisë për të mësuar sekretet e Komisionit për Energjinë Atomike.

Lajmin e bën të ditur gazeta prestigjiozë “Financial Times” por asnjë prej dy vendeve nuk e ka pranuar zyrtarisht marrëveshjen.  

Top Channel