Afganistan, vritet guvernatori

08/10/2010 14:15

Vritet guvernatori i provincës veriore të Afganistanit, Kunduz. Muhammad Omar ndërroi jetë pas atentatit të ndodhur në një xhami në këtë provincë.

Bashkë me guvernatorin vdiqën edhe 20 persona të tjerë që po përgatiteshin për lutjen e së premtes.

Nuk dihen ende shkaktarët e këtij atentati por policia mendon se është vepër e guerrilasve talebanë që veprojnë në veri të Afganistanit.

Top Channel