Rusia dëmshpërblen Iranin për raketat

07/10/2010 16:50

Rusia do t’i paguajë rreth 800 milionë dollarë Iranit si dëmshpërblim për anulimin e marrëveshjes së shitjes së sistemeve luftarake S-300.

Marrëveshja u anulua pas rezolutës së qershorit të kaluar, kur OKB vendosi sanksione kundër Teheranit për shkak të programit bërthamor.

Lajmin e ka bërë të ditur Serghei Chemezov, përgjegjës i kompanisë “Russian Technologies”, që kontrollohet nga shteti rus.

Top Channel