Kinë, përmbytjet, evakuohen 130 mijë persona

07/10/2010 09:10

Sërish përmbytje në Hainan. Më shumë se 130 mijë persona janë evakuuar dhe 550 fshatra janë përmbytur nga uji.

Bëhet fjalë për shirat më intensivë të rënë mbi ishullin jugor të Kinës prej 1961, sipas një zëdhënësi të qeverisë provinciale.

Uji ka vërshuar mbi Haikou dhe në shumë resorte të Sanya, të mbushura plotë me turistë në koinçidencë me festën e republikës kineze.

Në Atlantik, është formuar një stuhi e re e pagëzuar “Tetë”.

Top Channel