Kenia, zbulohet skandali seksual në shkolla

07/10/2010 17:15

Mbi 1 mijë mësues janë pushuar nga puna në Kenia, pasi kanë abuzuar me nxënëset e tyre gjatë dy viteve të fundit.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave shumica e viktimave janë të moshave nga 12 deri në 15 vjec.

Sipas burimeve, nga një hetim i gjerë i shtrirë në të gjithë vendin është zbuluar se problemi është më i përhapur nga sa mendohej, sidomos në shkolla.

“Në fillim ne nuk ishim në gjëndje të merrnim vesh se cfarë ndodhte, për shkak të rrjetit të varfër të komunikimit. Por tani që ky shërbim është zgjeruar, jemi në dijeni të ngjarjeve”, ka deklaruar Ahmed Hussein, nga Ministria e Zhvillimit Social.

Top Channel