Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Rrëzimi i një helikopteri ushtarak në Taxhikistanin qendror shkaktoi vdekjen e 28 personave që ndodheshin në bord.
Sipas burimeve zyrtare i gjithë personeli që ndodhej në helikopter ishte ushtarak.
“21 ushtarë të forcave speciale dhe 7 anëtarë të ushtrisë janë viktimat e shkaktuara nga rrëzimi i helikopterit”, deklarojnë burimet ushtarake vendase.
Helikopteri ishte pjesë e ofensivës së ushtrisë taxhike ndaj militantëve islamikë në rajonin e Rashtit, të cilët në 19 shtator sulmuan një karvan të ushtrisë duke vrarë 28 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Megjithatë ende nuk është e qartë nëse rrëzimi i mjetit ka qënë një incident apo është sulmuar nga ekstremistët islamikë.
Top Channel