Kuba, dy disidentë të tjerë në Spanjë

06/10/2010 21:50

Dy të burgosur politikë të tjerë kubanezë të liruar nga qeveria e Havanës kanë mbërritur sot në Madrid, të shoqëruar nga dhjetra familjarë.

Ky veprim bëhet në kuadër të marrëveshjeve të arritura gjatë verës me Kishën Katolike. Dy personat janë Fidel Suarez, 29 vjec dhe Moracio Pina, 43.

Ndërkohë, një ish-i burgosur i tretë, Alfredo Felipe Fuentes pritet të mbërrijë në kryeqytetin spanjoll brenda pak ditësh.

Me këto raste shkon në 38 numri ish-të burgosurve kubanezë që janë pritur në Spanjë me familjet e tyre.

Top Channel