Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Policia franceze ka arrestuar sot, në dy operacione të ndryshme, 12 persona të dyshuar për lidhje me ekstremizmin islamik.
Në operacionin e parë janë arrestuar tre persona, dy në Marsejë dhe një në Bordo, bën të ditur agjencia e lajmeve “AFP”.
Ndërsa nëntë personat e tjerë u ndaluan një pjesë në Marseje dhe një pjesë në Avinjon.
Sipas burimit, 9 të arrestuarit e fundit nuk kishin lidhje me tre të arrestuarit e parë. Por atyre iu janë gjetur armë dhe municione të shumta.
Operacionet e policisë franceze vijnë në një moment kur është rritur ndjeshëm alarmi i terrorizmit në vendet kryesore të Evropës.
Top Channel