Ndotje kimike në Hungari, 4 të vdekur

05/10/2010 13:00

Gjendje emergjence në tre komuna në perëndim të Hungarisë si pasojë e prishjes së një ambienti me lëndë kimike të ndotur nga nje derivat i aluminit.

Ngjarja ndodhi në zonën e Ajkës në perëndim dhe ka shkaktuar vdekjen e 4 personave dhe plagosjen e 120 të tjerëve.

Të katër viktimat, mes të cilëve edhe një fëmijë ishin banorë të fshatit. Shërbimet e emergjencës po kërkojnë 7 persona që rezultojnë të zhdukur.

Balta e kuqe ka pushtuar fshatin duke arritur të zërë nën vete 230 shtëpi.Një zëdhënës i autoriteteve të mbrojtjes civile ka shpjeguar se balta mund të arrijë në lumin Marcal, ndërsa gjendja e emergjencës është shpallur në një hapësirë prej 40 kilometrash katrorë.

Top Channel