Kili, minatorët mund të nxirren në fundjavë

05/10/2010 09:20

Inxhinierët që po gërmojnë për të arritur 33 minatorët e bllokuar thonë se ata mund të shpëtojnë këtë fundjavë.

Një prej drejtuesve të operacioneve të gërmimit, Pedro Buttazzoni ka deklaruar se duhen edhe 160 metra për të arritur minatorët.

Më herët, presidenti kilian Sebastian Pinera tha se skuadrat e shpëtimit janë shumë pranë arritjes së objektivit.

Minatorët janë bllokuar nën tokë prej dy muajsh, periudha më e gjatë e regjistruar ndonjëherë në incidente të tilla.

Buttazzoni ka shtuar se grupi i tij ka gërmuar 464 metra gurë dhe se niveli i minatorëve pritet të arrihet brenda 3-4 ditëve.

Top Channel