Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Banka Qëndrore e Japonisë ka shkurtuar normën e saj të interesit pranë kuotës zero, në përpjekje për të stimuluar ekonominë e vendit.
Norma është mbajtur në kuotën 0.1 për qind që nga fundi i vitit 2008, por tani është reduktuar edhe më tej.
Rënia e cmimeve dhe jeni i fortë, faktorë që kanë ndikuar në vlerën e fitimeve nga eksportet japoneze përtej detit, kanë goditur ekonominë.
Banka thotë se do t’i mbajë normat pranë zeros derisa cmimet të stabilizohen sërish. Politika “pranë zeros” do të thotë se norma lëviz brenda një rezeje të shkurtër, nga 0% në 0.2 për qind.
“Megjithatë ekonomia e Japonisë vazhdon të tregojë sinjale për një ripërtëritje të moderuar. Rruga e rimëkëmbjes po ngadalësohet pjesërisht për shkak të ngadalësimit të ekonomive të huaja dhe nga efektet e jenit”, deklaron BQJ.
Top Channel