Japoni-Kinë, gati për takim dypalësh

05/10/2010 00:55

Kryeministri japonez Naoto Kan njoftoi se gjate udhëtimit në Bruksel ka patur një takim jozyrtar me homologun e tij kinez, Uen Jibao.

Kan tha se mes tij dhe Jibaos u diskutuan çështjet që shqetësojnë marrëdhëniet mes dy vendeve, dhe rënien dakort për mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë mes Pekinit dhe Tokios në Bruksel.

Marrëdhëniet mes Kinës dhe Japonisë u përkeqësuan pas incidentit detar mes një peshkarexhe kineze dhe 2 motovedetave japoneze.

Top Channel