Izraeli do dëbojë fituesen e cmimit Nobël

05/10/2010 09:45

Fituesja e cmimit Nobël për Paqen, Mairead Corrigan Maguire ka humbur në apel cështjen kundër dëbimit të saj nga Izraeli.

Zonja Maguire është mbajtur në një komisariat të aeroportit të Tel Avivit, që kur mbërriti atje të martën e kaluar.

Asaj iu mohua hyrja për të marrë pjesë në një përpjekje për të cuar ndihma për Gazan përmes detit, duke sfiduar bllokadën e Izraelit.

Avokatët e qeverisë izraelite i thanë gjykatës se Maguire i është thënë se nuk do t’i lejohet të kthehet që pas dëbimit të saj në korrik.

Ndërsa avokatët e saj kanë kundërshtuar dëbimin, duke e cilësuar atë si një vendim ilegal.

Mairead Corrigan Maguire është bashkëthemeluese e lëvizjes Gratë për Paqen, që më vonë mori emrin Komuniteti për Njerëzit e Paqes.

Top Channel