Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Një prokuror i seksionit të antimafias që vepron në Rajonin e Kalabrisë, në Itali, është kërcënuar me një anti-tank.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave anti-tanku u gjet i vendosur përpara zyrave të DDA-së, Direzione Distretuale Antimafia, në adresë të prokurorit Giuseppe Pignatone.
Vetë Pignatone, i pyetur nga mediat, ka deklaruar se ngjarja tregon realitetin e rëndë që ekziston në Kalabri për shkak të organizatës mafioze Ndrangheta.
Megjithatë, ai ka theksuar se nuk do të tërhiqet. “Nga ana jonë do vazhdojmë të punojmë me qetësi dhe angazhim”, është shprehur Pignatone.
Ndrangheta konsiderohet nga hetuesit si organizata kriminale më e fuqishme në Itali dhe Evropë, ku kontrollon pjesën më të madhe të kokainës.
Top Channel