Indonezi, shira dhe përmbytje në vend

05/10/2010 11:10

Përmbytje dhe rrëshqitje toke kanë përfshirë prej disa ditësh Indonezinë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 26 personave.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave shumë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe të tjerë konsiderohen të humbur.

Shumë rrugë dhe ura janë përfshirë nga ujërat, të cilat kanë përmbytur edhe shumë shtëpi, shkolla dhe ndërmarrje, duke i shkatërruar ato.

Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për ndihma, kryesisht për tenda për të vendosur të pastrehët dhe ilace mjekësore.

Ndërkohë, operacionet e shpëtimit po vazhdojnë. “Ka ende shumë persona të humbur që duhen gjetur. Ne shpresojmë se disa prej tyre janë ende gjallë”, ka deklaruar një zyrtar.

Top Channel