Spanjë, rritet sërish papunësia, mbi 20%

04/10/2010 17:35

Rritet sërish papunësia në Spanjë, me 1.2 për qind më shumë në shtator krahasuar me gushtin. Kështu, të papunët janë mbi 4 milionë.

Të dhënat janë bërë publike nga Ministria e Punës në Madrid. Numri i të papunëve, që ishte ulur lehtshëm në qershor dhe korrik, është kthyer sërish mbi kuotën e 4 milionëve.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave, taksa e papunësisë në Spanjë është 20.09 për qind, nivel rekord në Evropë.

Top Channel