SHBA, nëna dhe i dashuri abuzim me fëmijën

04/10/2010 12:45

Ngjisin fëmijën në mur me letra ngjitëse dhe e lënë të qajë për orë të tëra. Kjo ngjarje e trishtë ka ndodhur në Lincoln, në Nebraska, ku një nënë torturonte për argëtim bashkë me të dashurin, djalin e saj 22 muajsh.

I dashuri 19-vjecar Corde Honea, ia lidhte djalit të vogël duart pas shpinës dhe më pas e ngjiste në mur pa i lënë të voglit asnjë mundësi lëvizjeje. Kur fëmija niste të qante, nëna dhe i dashuri i saj shkrepnin fotografi.

Nëna Jayla Hamm, 18 vjec argëtohej me këto cmenduri dhe nuk i jepte ndihmë djalit të saj. Policia zbuloi këtë ngjarje skandaloze përmes sinjalizimeve nga një mik i ciftit, të cilit iu treguan fotografitë.

Gjykatësi e dënoi nënën me 10 ditë burg dhe dy vjet mbikëqyrje. I dashuri i saj u dënua me 36-60 muaj burg për abuzim ndaj të miturve.

Top Channel