Rusi, vret veten ish-kreu i shërbimeve sekrete

04/10/2010 20:30

Ish-shefi i shërbimeve sekrete të brendshme ruse, gjenerali Viktor Tchervizov, ka vrarë vetën sot në shtëpinë e tij në Moskë.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ruse, sipas të cilave ish-zyrtari i lartë i ka dhënë fund jetës duke qëlluar me armë zjarri në kokë.

Sipas burimeve, prokuroria ka hapur një hetim, ndërkohë që sipas familjarëve, gjenerali, në pension nga viti 2002, nuk kishte treguar asnjë shenjë depresioni.

Kjo vetëvrasje vjen pas vdekjes misterioze të gjeneralit Iuri Ivanov, numri dy i shërbimeve sekrete ushtarake ruse, që u mbyt në muajin gusht në Siri, në rrethana ende të pazbardhura.

Top Channel