Paris-Berlin në shënjestrën e Al Kaedës

04/10/2010 08:50

Televizioni amerikan Fox ka dhënë informacione të rëndësishme për franzezët, gjermanët dhe turistët që vizitojnë këto dy vende, pas alarmit për sulme të mundshme terroriste në Europë.

Njoftimi i Departamentit të Shtetit është pasuar nga një listë objektivash konkrete që mund të vihen në shënjestër. Kështu, në Paris, Kulla Eiffel, Notre Dame, stacioni qëndror, ndërsa në Berlin një hotel me emër, mendohet se do të shënjestrohen nga Al Kaeda.

Kjo listë është zbardhur nga terroristi gjerman me origjinë pakistaneze Ahmad Siddiqui, i cili mbahet në bazën e Bagramit në Afganistan. Ai është kapur në muajin korrik dhe ka zbuluar gjithë planin e detajuar për sulmet në Europë.

Top Channel