Kili, tuneli i minatorëve do vishet me celik

04/10/2010 09:30

Në veri të Kilit po vazhdon puna për tunelin nga ku do të dalin 33 minatorët e bllokuar që prej 5 gushtit.

Sipas inxhinierëve, puna po ecen me ritëm të kënaqshëm por aksioni mund të zgjasë më shumë se parashikimet, pasi po planifikohet edhe veshja me celik e mureve të tunelit nga ku do të dalin minatorët.

Lajmin e bën të ditur ministrja e Burimeve Minerare, Laurence Golborne. Aksioni për nxjerrjen e minatorëve nga 700 metta nëntokë është parashikuar për në fillim të muajit nëntor.

Top Channel