Indi, alarm për bombë, ulet avioni

04/10/2010 08:55

Një avion i kompanisë Singapore Airlines ka kryer një ulje të detyruar për shkak të një alarmi për bombë, që më pas rezultoi i rremë.

Avioni ishte nisur nga Hjustoni për në Singapor dhe uljen e detyruar e ka kryer në Kalkata të Indisë, pasi në Nju Delhi nuk iu dha leje.

Në bordin e avionit ndodheshin 250 ushëtarë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit. Mesazhin e kërcënimit, mjeti fluturues e mori pak minuta pasi kishte hyrë në hapësirën ajrore indiane.  

Top Channel