Babai i epruvetës fiton Nobelin për Mjekësinë

04/10/2010 12:20

Cmimin Nobel për Mjekësinë në vitin 2010 e ka marrë babai i fekondimit artificial, Robert Edwards.

Lajmin e bën të ditur vetë komiteti për Nobelin me qendër në Stokholm të Suedisë. Fiziologu britanik 85-vjecar është pioneri i teknikës që ka ndryshuar shoqërinë.

Që nga viti 1978 ai arriti të sillte në jetë fëmijën e parë nga epruveta dhe pas saj janë 4 milionë njerëz në planet të lindur nga me këtë mënyrë.

Top Channel