Atentatet më Europë, i penduari zbardh skemën

04/10/2010 13:55

Një grup xhihadist me bazë në Hamburg të Gjermanisë mendohet se është zemra e Al Kaedës në Europë ku parashikohen sulme në të ardhmen.

Gjithcka ka dalë nga Ahmed Sidiqi, gjermani me origjinë pakistaneze, i cili ka rrëfyer se bashkë me 10 shokë të tjerë la Hamburgun për t’u bashkuar më Al Kaedën në zonat tribale të kufirit mes Pakistanit dhe Afganistanit.

Sidiqi po bashkëpunon me autoritetet amerikane e inteligjencën Gjermane dhe për cdo ditë që kalon, skema e sulmeve në Europë po zbardhet. Familja e terroristit të penduar nuk e ka besuar lajmin për djalin e tyre, pasi ai u tha atyre se do të largohej në Afganistan bashkë me bashkëshorten për të nisur një jetë të re.

Policia gjermane thekson se celula e Hamburgut i zhvillonte mbledhjet në xhaminë Taiba, e njëjta ku ka shkuar shpesh herë edhe përgjegjësi i 11 shtatorit, Mohammed Atta.

Top Channel