Indonezi, policia vret 5 integralistë

03/10/2010 11:35

Policia indoneziane ka kryer një aksion ndaj një celule islamike në Sumatra duke ekzekutuar 5 militantë dhe arrestuar 4 të tjerë.

Gjatë përleshjeve është plagosur edhe një polic, ndërsa 8 persona janë shpallur në kërkim. Grupi ka vjedhur në muajin gusht një bankë për të financuar sulmet terroriste.

Që prej muajit gusht janë vrarë 20 të dyshuar dhe janë prangosr dhjetra të tjerë.

Top Channel