Video e Bin Ladenit, ndryshimet klimaterike apo…

02/10/2010 04:00

“Mesazhi i kryeterroristtit Osama Bin Laden për ndryshimet klimaterike në fakt është një thirrje që kreu i Al Kaedas u bën ndjekësve të tij për të vepruar duke ndërmarrë më shumë akte terroriste”.

Ky është përfundimi në të cilin kanë mbërritur shërbimet e inteligjencës amerikane pasi studiuan mesazhin dhe videon hedhur në disa forum xhihadiste. Ata shprehen se prej vitesh Bin Laden komunikon me mënyra të tilla me ekstremistët dhe ndjekësit e tij në Pakistan.

Megjithatë për videon në fjalë, shërbimet e inteligjencës, qetësojne disi situatën teksa shprehen se kërcënimi real është larg dhe se gjithçka është një hipotezë.

Video ka dalë pak ditë pas shkatërrimit të rrjetit të terroristëve në Europë të cilët kërkuan ndërmarrjen e disa sulmeve, si në Britani, Gjermani e Francë të ngjashme me ato të Mumbait në Indi

Top Channel