Pakistan, sulmi i amerikanëve, 18 të vdekur

02/10/2010 21:30

Sulm i ushtrisë amerikane në Waziristan: Avionët pa pilotë kanë hyrë në aksion tre herë duke shkaktuar vdekjen e 18 personave.

Të gjitha sulmet, sipas GEO Tv, kanë ndodhur në distriktin e Dattakhel, në veçanti përreth fshatit Inzarkas ku sipas inteligjencës së Uashingtonit, strehoheshin militantë pakistanezë dhe të huaj të të ashtuquajturës “Rrjeti Haqqani”.

Kjo organizatë prej vitesh organizon atentate ndaj njerëzve dhe mjeteve të ISAF-it në Afganistan.

Top Channel