Obama e Medvedev: Irani të respektojë detyrimet ndërkombëtare

02/10/2010 01:00

Presidenti amerikan Barak Obama dhe ai rus Dmitri Medvedev kanë patur një bisedë telefonike ku sipas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë, kanë ndarë shqetësimet e përbashkëta për programin bërthamor iranian.

Të dy liderët mesohët se kanë rënë dakort që Irani duhet të angazhohet në respektimin e detyrimeve të tij ndërkombëtarë.

Obama e Medvedev kanë biseduar gjithashtu edhe për çështje të tjera me rëndësi mes Moskës dhe Uashingtonit si dhe kanë riafirmuar vullnetin dypalësh për të firmosur marrëveshjen Start që ka të bëjë me çarmatosjen bërthamore.

Top Channel