Ekuador, rëndohet bilanci i viktimave

02/10/2010 08:00

Është ngjitur në tetë të vdekur dhe 274 të plagosur bilanci i akteve të dhunës dhe i operacionit ushtarak ndaj grushtit të dështuar të shtetit në Ekuador.

Sipas bilancit të ri të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, tre të vdekur janë regjistruar në kryeqytetin Kuito, ndërsa pesë të tjerë në Guajakuil.

Dy nga viktimat janë policë, ndërsa gjashtë të tjerët civilë. Bilanci i mëparshëm fliste për pesë të vdekur dhe 193 të plagosur.

Forcat e policisë protestuan kundër planit anti-krizë të presidentit Correa, që parashikon shkurtimin e rrogave për punonjësit publikë.

Nga ana e tij, presidenti Correa ka deklaruar se nuk do të falë dhe nuk do të harrojë personat që shkaktuan trazirat në vend.

Top Channel