Belgjikë, akte vandalizmi ndaj ambasadës italiane

02/10/2010 01:55

Akte vandalizmi u ndërmorën nga një grup të rinjsh në Bruksel kundër ambasadës italiane.

Sipas autoriteteve belge, grupi i përbërë nga 3 ose katër të rinj kanë hedhur disa kova me jashtëqitje në dritaret të cilat ndodhen në nivelin e këmbësorëve në rrugën “Emile Claus” e rezidencës së diplomatëve italianë.

Mësohet se veç rojeve të ambasadës italiane në vendngjarje është paraqitur edhe një grup hetimor belg të cilët kanë nisur hetimet.

Ndërkaq autoritetet italiane e cilësuan ngjarjen një akt vandalizmi që synon të mbjellë urrejtje dhe armiqësi mes popullit italian dhe atij belg.

Top Channel