Stuhia Nicole godet SHBA-të, 5 të vdekur

01/10/2010 18:20

Stuhia tropikale Nicole ka goditur bregun atlantik të SHBA-ve duke shkaktuar përmbytje dhe viktima. Sipas mediave lokale, të paktën pesë persona kanë humbur jetën.

Stuhia ka goditur një zonë të gjerë në SHBA, nga Karolina e Veriut në Maine, me erëra që shkojnë deri në 80 kilometra në orë.

Në New Jersey është shpallur gjendja e emergjencës.

Ndërkohë në Delaware ka rënë në pak ditë një sasi uji e barabartë me një të tretën e mesatares vjetore.

Edhe kryeqyteti Washington është prekur nga stuhia tropikale.

Top Channel