Peruja dhe Kolumbia “izolojnë” Ekuadorin

01/10/2010 02:55

Trazirat dhe përleshjet e dhunëshme që kanë përfshirë Ekuadorin detyrua autoritetet kolumbiane dhe ato peruane të mbyllin kufirin me fqinjin e tyre, që ndodhet në gjendje emergjence.

Presidenti Peruan Alan Garsia njoftoi mbylljen e kufirit me Ekuadorin deri në momentin kur autoriteti demokratik, sipas tij, i presidentit Korrea të rivendoset, lëvizje kjo që u ndoq më pas edhe nga presidenti kolimbian, Huan Manuel Santos.

Ndërkohë reagime mbi situatën në Ekuador ka shprehur edhe SHBA dhe OKB.  Uashingtoni deklaroi se po ndjek me vëmendje zhvillimet më të fundit në vendin amerikano-latin, ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun shprehu shqetësimin e tij për presidentin ekuadorian.

Top Channel