Kili, nxjerrja e minatorëve nis në gjysmën e tetorit

01/10/2010 23:35

Ministri i Minierave në Kili njoftoi ditën e sotme se në gjysmën e dytë të muajit tetor do të nisë operacioni i lirimit të 33 minatorëve të bllokuar nën tokë prej disa muajve.

Ministri Laurence Golborne tha për mediat ndërkombëtare se proçesi i zgjerimit të kalimit nëpër të cilin do të kalojnë minatorët është duke ecur mjaft mirë dhe brenda datës 15 tetor do të përfundojë.

“Pas datës 15 do të na duhen disa ditë për të zbritur në thellësinë e 700 metrave nëntokë kapsulat e shpëtimit të minatorëve”, tha më tej ministri Golborne.

Minatorët pritet të nxirrren në sipërfaqe më herët nga koha që ishte planifikuar prej qeverisë vendase, e cila më parë pati vendosur fillimin e nëntorit si periudhën kur do të nxirreshin 33 minatorët e ngecur nën tokë.  

Top Channel