Ekuador, shpallet gjendja e emergjencës

01/10/2010 00:20

Autoritetet ekuadoriane shpallën gjendjen e emergjencës që do të qendrojë në fuqi për një javë pas reagimit të dhunshëm të efektivëve të policisë vendase, të cilët qëlluan ndaj presidentit pas vendimit të këtij të fundit për të shkurtuar dietat dhe dekorimet.

Ushtria dhe forcat e tjera të sigurisë morën nën kontrollin e plotë administrimin e vendit. Ushtarakët u shprehen se do të mbrojnë presidentin Rafael Korrea dhe institucionet legjitime të vendit.

Korrea ndodhet i shtruar në spital, nga ku e quajti protestën dhe reagimin e dhunshëm të punonjësve të policisë ndaj tij, si një tentativë për “grusht shteti”

Më herët qeveria vendase u bëri apel ekuadorianëve të mbrojnë presidentin e tyre.

Top Channel